Fifi është komentuar gjatë pasi vitin që shkoi humbi shumë kilogramë dhe si duket kjo gjë vazhdon të ketë interes për fansat e saj. Aktualisht këngëtarja është me pushime dhe s’na i kurseu aspak fotot me bikini.
Në njërën nga fotot, Fifi thekson se e do trupin ashtu siç është në të vërtetë teksa në postimin tjetër ajo ka një mesazh për të gjithë ato që i shkruajnë me adresa “fake”.
“Qe edhe njo per juve Instagramat Fake qe m’doni shume, me percjellni konstant e s’doni me ma shpreh dashnine me emer per mos me m’u rrit mendja ??”, ka shkruar ajo.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku herë pas herë ndan me ndjekësit detaje nga jeta e saj personale. Më herët, ajo ka shpërndarë një video ku duket shumë e prekur.