Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një nga çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar që nuk ngurrojnë asnjëherë ta shprehin hapur dashurinë që kanë për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Ditën e sotme, Genci feston ditëlindjen dhe nuk kisghte si të mungonte një urim mjaft i ndjerë nga ana e Enit për dashurinë e saj. Ajo ka publikuar një foto ku dyshja shihet duke u relaksuar, krahas së cilës i ka dedikuar fjalët më ët ëmbla.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Për burrin tim të mrekullueshëm, i cili më surprizon gjithmonë. Ti je shoku im më i mirë dhe dashuria ime përgjithmonë! Të dua me gjithë zemër @gencprelvukaj. Ps: Doja të të bëja diçka shumë të veçantë për ditëlindjen tënde dhe pastaj u kujtova se ti tashmë më ke mua”, ka shkruar Eni krahas fotos.
View this post on Instagram