Gjermania është në prag të arritjes së objektivit të saj prej një milion makinash elektrike, deklaroi ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier.
“Ne arritëm qëllimin tonë për një milion makina elektrike deri në vitin 2020, gjë që të gjithë menduan se ishte e paarritshme këtë korrik”, i tha Altmaier gazetës ”Tagesspiegel”.
Altmaier tha se do të ketë një subvencion rekord për makinat elektrike këtë vit.
Rreth gjysma e makinave të subvencionuara janë automjete thjesht elektrike, ndërsa gjysma tjetër janë të ashtuquajturat hibride plug-in.
Sipas Altmaier, që nga fillimi i programit të rimbursimit, më shumë se 530 000 automjete janë subvencionuar dhe rreth 2,1 miliardë euro subvencione janë dhënë.