Shqiptari Gjon Muharremaj, i njohur ndryshe me emrin e artit Gjon’s Tears, ishte përfaqësuesi i Zvicrës në Eurovision 2021, ku arriti të dilte i pari falë votave të jurive profesioniste, ndërsa në rezultatin përfundimtar, ku përfshihet edhe votimi i publikut u pozicionua i treti. Pas përfundimit të festivalit, ai u rikthye në vendin tonë.
Së fundmi, Gjoni ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit dhe ka dhënë një lajm të mirë për fansat. Ai ka zbuluar se do të mbajë një koncert në vendin tonë.
Këngëtari ka treguar se data e mbajtjes së eventit do të jetë 31 Korrik.