“Bajrami i madh, falja e namazit herët në mëngjes, vizitat tek fqinjët e të afërmit për t’i uruar dhe ndjenja e të qenit pranë njëri-tjetrit na jep dritë dhe qetësi shpirtërore”…kështu e nis urimin e saj deputetja e PD-së, Grida Duma. Në pamje të parë duket një urim krejtësisht normal, por është bërë në kohën e gabuar. Sot festohet Kurban Bajrami, ose siç njihet ndryshe Bajrami i vogël.
Këtë gafë, Duma ka nxituar dhe e ka rregulluar, duke ndryshues statusin, që duket si i marrë copy-paste nga urimet e viteve të kaluara, mirëpo kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga komentuesit.