E dashura e Shkëlzen Berishës Armina Mevlani ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin sociale Instagram një shqetësim. Ajo thotë se ndjehet keq pasi ka rënë një zjarr në detin e Meksikës pasi ka shpërthyer një tubacion. Bashkjetuesja e djalit të Sali Berishës tregon se po i thyhet zemra nga ato që po sheh. “Zemra ime po thyhet. Zjarr në detin e Meksikës për shkak të shpërthimit të një tubacioni. Unë e dua natyrën dhe peshqit në det. Unë ndjehem shumë keq. Shpresoj të rregullohet sa më shpejt”, shkruan Armina.

Postimi i saj ka irrituar mjaft qytetarë të cilët i kanë kujtuar tragjedinë e Gërdecit ku bashkjetuesi i saj Shkëlzen Berisha ishte i implikuar drejtpërdrejt në trafikun e ar m ëve. Shpërthimi i Gërdecit ishte një shpërthim jo në mes të detit por në mes të njerëzve të pafajshëm të cilët disa humbën jetën, disa gjymtyrët dhe disa të dashurit e zemrës./tema