Lajme për një të ardhme të mundshme të Simone Padoin në stafin e Massimiliano Allegri te Juventus.
Dje, nënvizon Tuttosport, ish-mesfushori dhe hajmalia e Juventusit u shfaq në Continassa, ku përveç përshëndetjes dhe bisedës me trajnerin aktual, ai pastaj bëri të njëjtën gjë me ish-shokun e skuadrës Dybala para se të ndiqte trajnimin së bashku me tandemin e drejtuesve Nedved-Cherubini. Hipoteza që hap rrugën e një rikthimi në një post tashmë është më shumë se e besueshme.