Nga Mero Baze/ Tani që Lulzim Basha nxitoi të mbante vulën dhe zyrën në PD, mbështetësit, e tij, ata që pranuan të thyej çdo rregull dhe garë brenda partisë, kanë filluar të kuptojnë se nuk ka çfarë ju duhet vula e PD.
përsiatjet e tyre rreth gabimeve të PD , analizimi i detajeve teknike, apo mbivlerësimi që u bëjnë strukturave të partisë në fitore apo humbje, është fiks koncepti i Lulzim Bashës për të mbajtur vulën me disa njerëz .
Partia Demokratike dhe çdo parti tjetër e madhe, nuk është e madhe se ka shumë anëtarë, por bëhet e madhe pasi bëhet e besueshme për ndryshimin në shoqëri.
Partia Demokratike nuk ka qenë kurrë e madhe përveç vitit 1992 dhe shkaku është se kurrë nuk funksionoi si një parti me sistem vlerash, pro si një parti private e një familje që tani ka përfunduar e damkosur familjarisht si hajdutë të Shqipërisë.
Kur PD humbni edhe më 25 Prill, pata shkruar, në fakt për herë të dytë( Herën e parë e shkruajta me 2013) që ajo parti duhet rithemeluar.
Por rithemelimi nuk është akt administrativ apo event që mund ta bej Kunati se ka fonit gati. Rithemelimi është akt publik, dhe rifillim i një gare të hapur për konkurruar vlerat.
E pash që këtë e ka përsëritur Agron Gjekmarkaj tani deputet i PD, pasi thotë që mbështeta rizgjedhjen e Lulzim Bashës, pasi duhet ta mbroja atë përballë “vjedhjeve” të Edi Ramës.
Kjo është të tallesh edhe me konceptin e rithemelimit edhe me Lulzim Bashën.
Koncepti i rithemelimit është i provuar në shumë parti të djathta evropiane. Berluskoni ka rithemeluar “Forca Italia”, e djathta franceze ka rithemeluar veten më 2002 duke bashkuar tri parti, dhe duke zgjedhur lidership të ri dhe duke mobilizuar energji të reja në shoqëri.
Tani të djathtës shqiptare dhe sidomos PD, i është shtuar një problem i ri i madh, aq i madh, saqë nuk e shmangin dot duke bërë sikur nuk e kanë mendjen. Ai quhet Sali Berisha dhe familja e tij që janë damkosur si të korruptuar shantazhues të drejtësisë dhe minues të demokracisë nga SHBA.
Mjafton të shikosh sjelljen e PD dhe aleatëve të saj ndaj kësaj gjëme që i ka ndodhur të djathtës, për të kuptuar se aty mungon guximi publik për të përsëritur dhe atë që ka thënë zyrtarisht SHBA e jo më të ketë guxim publik për të ndryshuar.
Rithemelimi i së djathtës, bëhet duke e nisur nga zero, dhe duke mos pasur më rol në këtë histori familja mafioze e Sali Berishës, dhe impotenti i saj i deleguar në PD.
E pat thënë një herë në Janar të 2005 Genc Ruli kur në PD u shfaq Lulzim Basha si “prurje e re”, nën mbështetjen e Berishës, që “PD mund të demokratizohet nën udhëheqjen e Berishës aq sa mund të denazifikohej Gjermania nën udhëheqjen e Hitlerit.
Tani kjo PD nuk mund të rithemelohet nën udhëheqjen e Lulzim Bashës dhe aq më tepër duke mos guxuar ti fusin shkelmin dhe ti mbyllin derën familjes mafioze të Sali Berishës.
Shumë nga ata që janë larg PD sot dhe e kanë kthyer atë nga një parti e parë, në një parti që nuk fiton dot më kurrë, janë pasoja të Sali Berishës dhe asaj familje.
Rezultati i PD më 25 Prill është më i madhi që PD do të shënoj nga sot e tutje. Kurrë më nuk ka për të shkuar tek ai rezultat, duke shpresuar se askush nuk do t’ia marr për ters paqen me familjen Berisha dhe se askush nuk do të cenoj karrigen e Lulzim Bashës.
Pas Shtatorit, PD nuk do të rithemelohet, pro do të rindahet në pro dhe kundër Berishës. Dhe e besoj që shumica do të rrinë aty nga frika e Berishës, të bëjnë sikur janë “besnikë” të një familje mafioze. Dhe i vetmi shans që të rithemelohet, do të jetë atëherë, kur të shkoj 10 për qind. Aq sa i duhet Berishës të jetë prap në Kuvend, me shpresë se do ti shpëtoi drejtësisë.