Aleksandar Kolarov do të mbetet pjesë e Interit edhe një sezon, pavarësisht se po shkon 36 vjeç. Kampionët e Italisë janë bindur dhe kanë rënë dakord për të rinovuar edhe për një sezon.
“FC Internazionale ka kënaqësinë të njoftojë se është arritur marrëveshja për zgjatjen e kontratës së Aleksandar Kolarov.
Marrëveshja me 35-vjeçarin serb që luan si mbrojtës zgjatet deri më 30 qershor 2022″, njofton klubi i Interit përmes faqes zyrtare në internet. Kolarov u bashkua klubit nga Milano verën e shkuar dhe luajti në 7 ndeshje në kampionat, tre prej të cilave i nisi nga minuta e parë. Në të shkuarën Kolarov ka qenë pjesë e Manchester City dhe Lazio, si dhe në Serbi ka luajtur me Cukaricki dhe OFK Beograd.
⚫? KOLAROV SIGNS NEW INTER DEAL UNTIL 2022
✍ The Serbian defender has extended his contract with the club ? https://t.co/HOU41rUVEw pic.twitter.com/1balABDENJ
— Inter ??? (@Inter_en) July 6, 2021