Disa javë më parë, pas një kohe të gjatë mes shumë aludimesh, Stresi pranoi se i ka dhënë fund marrëdhënies me Keisin. Gjatë një interviste virtuale, fansat u interesuan si gjithmonë për lidhjen me Keisin dhe ai vendosi të tregonte si qëndron e vërteta. Reperi zbuloi se ata janë ndarë e madje mund të mos ketë më kthim pas.

“Po ua shpjegoj një herë e mirë të gjithëve ju që me zor e prisni këtë lajm dhe do ju bëhet qejfi se kështu jeni ju. Vajzë më të mirë dhe familje më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet unë s’do gjej më, por jeta kështu është nuk mbaron këtu, vazhdon, kështu që boll më me këto pyetje. Jo s’jemi më bashkë”, iu përgjigj Stresi pyetjes së fansave.


Ndërkohë sot fansa të tij dhe të Keisit, aluduan se kjo e fundit mund të ishte në pritje të ëmbël. E gjitha nisi për shkak të disa fotove që Keisi postoi në Instagramin e saj. Ajo shfaqet me një fustan të ngushtë që i shkon pas linjave trupore dhe barku duket pak më i fryrë se zakonisht. Sigurisht kjo është diçka normale për çdo vajzë, por si gjithmonë aludimet nuk munguan.

“Djalë apo vajzë?”, i komenton dikush poshtë fotove. “Kur të fillojnë portalet tani Keisi shtatzënë”, komenton një tjetër. Kështu Keisi ka vendosur t’ju përgjigjet një herë e mirë të gjithëve me një video. Ajo ka postuar në Instastory një imazh të saj veshur me streçet e palestrës dhe tregon se nuk bëhet fjalë për shtatzëni, sepse vazhdon të ketë po të njëjtat linja si më parë. “Kush ka sy apo tru e kupton pa u dash kjo video, po hajde për ju që si fusni në përdorim”, shkruan ajo me ironi përkrah videos, duke nënkuptuar se nuk është në pritje të ëmbël.