Nuk do të gjykohet nga një detaj, penalltia e gabuar në finalen e Euro 2020. Bukayo Saka, 19-vjeçari anglez do ta mbajë mend gjatë atë që përjetoi më 11 korrik në Wembley. Sa gjatë? Shumë, të paktën sipas Glenn Hoddle.
Ish-ylli i Tre Luanëve foli me Betfair dhe i dha një këshillë Saka: të kontaktojë me një profesionist për të kapërcyer një traumë sportive, që mund të ndikojë në karrierën e tij:Ndërkohë, ky djalë i ri duhet të përpiqet të mos mendojë për këtë gjatë kësaj vere. Saka duhet të shkojë me pushime dhe ta heqë atë imazh nga koka e tij. Pastaj do të duhet të përballet me këtë situatë në një mënyrë pozitive, ndoshta duke marrë ndihmë nga psikologu për këtë. Dhjetë vite mund t’i kalojnë nga karriera e tij, para se të heqë atë barrë nga shpatullat. Duhet të punojë patjetër me një psikolog, i cili do ta ndihmojë dhe do ta bëjë të ndihet i sigurt përsëri, kur bëhet fjalë për të goditur një penallti.
Diçka e tillë do të marrë shumë kohë për t’ia hequr makthet nga mendja. Vërtet, përvoja ndihmon, por nuk duhet të presë derisa të jetë 28 ose 29 vjeç për ta kapërcyer këtë traumë. Me pak fjalë, psikologu mund ta ndihmojë. Ai ka nevojë për një psikolog sportiv dhe vizualizimi. Aktualisht, çdo qelizë e vetme në trupin e tij mendon për ato momente në mënyrë negative.