Agron Shehaj, një nga rivalët e Bashës në zgjedhjet për kryetar partie të PD, ka refuzuar që të flasë në Kuvendin Kombëtar të PD.
Ishte vetë drejtuesi i komisionit të punimeve të Kuvendit, Jemin Gjana, i cili njoftoi se do të flasim vetëm 18 drejtues politikë nga 19 që ishin parashikuar pasi Agron Shehaj është tërhequr.
Ende nuk dihen motivet e këtij veprimi të Shehaj, pasi ai paraditen e sotme u paraqit për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit.