John Stones, mbrojtësi i Anglisë, ka folur në prag të finales së Europianit që kombëtarja e tij do të luajë kundër Italisë të dielën në mbrëmje.

“Kemi një mundësi të madhe dhe fakti që luhet në Wembley e bën unike. Jemi përmirësuar gjatë Europianit dhe tani duam fitoren”, ka thënë lojtari i City-t.

Për Italinë – “Sfida me Spanjën ka qenë shumë e luftuar. Në fillim ishte një Itali me një stil mbrojtës, tani janë solidë dhe me një sulm të madh, luajnë një futboll të bukur. Të dielën do të kem mundësinë të luaj kundër lojtarëve të mëdhenj, kjo është ajo që çdo lojtar dëshiron”.

Për penalltinë e Sterling – “Ishte penallti, e kam parë disa herë. Vendimi i arbitrit ka qenë i drejtë, ashtu si ajo e VAR. Nuk dua të merrem me polemika, ka qenë një vendim korrekt”.