Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella i ka mirëpritur Azzurrët në Pallatin Quirinale sot, por ka thënë se ata nuk mund të organizojnë një paradë të fitores nëpër rrugët e Romës Djemtë e Roberto Mancinit fituan Euro 2020 duke e mposhtur në penallti Anglinë në finale në Wembley. Italianët kanë festuar mbrëmë tërë natën nëpër rrugët e Italisë. Skuadra është kthyer në Romë në mëngjesin e së hënës ku ishin mbledhur rreth 200 persona për t’i pritur ata në aeroportin e Fiumicinos në orën 7 të mëngjesit. Presidenti i Italisë, SergioMattarella ka pritur skuadrën Azzurre në pallatin Quirinale në ora pesë të mbrëmjes. Kryeministri i Italisë, Mario Draghi po ashtu është takuar me Azzurrët në pallatin Chifi, në ulësen e Këshillit të Ministrave dhe rezidencën zyrtare të Kryeministrit.
Megjithatë, sipas Sky Sport Italia, nuk do të këtë paradë të fitores për shkak se duhet shmangur turmat e njerëzve. Autoritetet lokale nuk kanë dhënë dritë të gjelbër dhe duket se Azzurrët nuk do të marrin autorizimin për të festuar në rrugë. Më 2006, Italia ishte rikthyer në Romë pasi që kishte fituar Botërorin dhe ishin mbi një milion njerëz që kishin dalë në sheshin Circo Massimo për ta shikuar dhe festuar me skuadrën Azzurri. Lojtarët e Italisë kanë pasur një drekë në hotelin e tyre në Romë në ora 12-të. Ata tashmë kanë postuar disa fotografi, duke treguar trofeun e tyre më të ri.