Ivan Balliu vendosi të ndahet me Almerian këtë verë, pas një sezoni shumë të mirë në LaLiga 2 dhe ka arritur të bëjë një hap shumë cilësor, duke u ngjitur në LaLiga.
Në sezonin e ri Balliun do e shohim të sfidojë Barcelonën e Real Madrid sepse ai ka arritur marrëveshjen me Rayo Vallecano. Lajmin e bën të ditur vetë klubi madrilen
Ish-mbrojtësi i kombëtares ka firmosur kontratë për dy vite. Rayo Vallecano mundi të kthehej këtë sezon në LaLiga, pas disa vitesh mungesë. Balliu është projektuar titullar nëse vazhdon me të njëjtin ritëm.