EA Sports ka publikuar trailerin e parë për FIFA 22 dhe konfirmoi se loja do të dalë në treg më 1 tetor. Versioni i gjeneratës së re do të përdorë teknologji të re që do ta bëjë këtë lojë sportive, sipas njoftimeve të botuesit, të duket më realiste se kurrë. Ajo do të punojë në teknologjinë e re të hipermocionit që do të adaptojë animacionet e futbollistëve sa të zgjasë ndeshja.

EA pretendon që algoritmi më i lartë i të mësuarit të makinës do të marrë informacione nga mbi 8.7 milionë korniza dhe do të krijojë realizëm organik të futbollit në kohë reale në ndërveprime të ndryshme që ndodhin në fushë.

Për të futur në lojë teknologjinë e re, EA organizoi ndeshje 11 me 11 me lojtarë profesionistë të veshur me kostume të reja Xsens për të regjistruar lëvizjen. Kostumet regjistrojnë çdo prekje, start, sprint dhe duel të të gjithë lojtarëve, ndërsa luajnë me intensitet të lartë.

Kjo solli mbi 4000 animacione të reja në FIFA 22. EA gjithashtu thotë se AI do të përmirësohet në mënyrë drastike në simulimin e ri të futbollit. FIFA 22 do të dalë në treg më 1 tetor për PS5, PS4, Xbox Series X / S, Xbox One dhe PC. Mund të shikoni trailerin e ri më poshtë.