MADRID, SPAIN - JUNE 04: Cristiano Ronaldo of Portugal looks on during the international friendly match between Spain and Portugal at Wanda Metropolitano stadium on June 04, 2021 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Një tjetër rekord për Cristiano Ronaldon. Këtë herë, megjithatë, nuk ka të bëjë me futbollin. Sulmuesi i Juventusit, siç raportohet nga BBC, është i pari në renditjen e personave të famshëm në lidhje me fitimin e parave nga një postim i vetëm i sponsorizuar në Instagram.

BBC shpjegon se, sipas firmës së marketingut në rrjetet sociale “Hopper HQ”, ylli portugez mund të arkëtojë deri në 1.6 milionë dollarë nga reklamuesit për një postim të vetëm në profilin e tij zyrtar në Instagram. Askush nuk mund të fitojë para, me një postin të vetëm, më shumë se 36-vjeçari.

Për Ronaldon, i cili mburret me më shumë se 300 milionë ndjekës në rrjetin e famshëm social, kjo është hera e parë në krye të kësaj renditje të veçantë, që filloi më 2017.