12. Bricjapi
Shumë planete që shkojnë me shenjën e Luanit nuk para shkojnë me Bricjapin. Bricjapi është shenjë toke, shenjë e qëndrueshme, që do prakticitet, konkrete, kurse Luani ka zjarr, ka shpërthim, ka erotizëm, ka më shumë optimizëm, ka më shumë iniciativë sesa do të kërkonte Bricjapi dhe në të njëjtën kohë është një shenjë që për Bricjapët ka të bëjë me çështjet ekonomike. Mesa duket, disa situatat ekonomike do të jenë më të forta se zakonisht ose edhe disa situata personale në jetën e tyre erotike do jenë më të forta, kështu që ata do t’i mbajnë pak më për vete, më të fshehta dhe do kërkojnë thellësisht një përputhje shumë shpirtërore, të cilën edhe po ta gjejnë, nuk do mundin dot ta deklarojnë. Pra, pamundësia për të deklaruar dhe për të bërë bujë, për të marrë atë që pretendojnë, e sjell në këtë pozicion.
Por, do kenë edhe shumë ndarje Bricjapët këtë Verë, do jenë nga shenjat që do ndahen më shumë në çifte sepse pikërisht do kërkojnë një erotizëm më të madh, pra rrezikojnë të ndahen në ato marrëdhënie që nuk kanë qenë kaq të qeta dhe të stabilizuara.
11. Demi
Shenjat e tokës për muajin Korrik nuk marrin shumë avantazh sepse Luani bërtet shumë dhe Demët do kenë më shumë interes për t’u marrë me çështje shtëpie, trashëgimie, marrëdhënie familjare, bashkëjetesa të reja të cilat në disa raste mund të kenë problematika, shpenzime ose debate. Por nuk do jenë akoma aq të qetë sa të arrijnë të qetësojnë këto problemet e tyre familjare, megjithatë Hëna e re në Gaforre do të sjellë disa plane, udhëtime të shkurtra, plane, argëtime dhe do jetë një moment i mirë për t’u takuar me të afërmit dhe familjarët, si dhe për udhëtime të shkurtra e njohje të reja. Çështjet familjare do jenë disi në kontrast, kurse karriera fillon pas datës 23 të japë një vulë më të rëndësishme, ose përfundojnë një cikël më të rëndësishëm pune dhe kërkojnë për një punë të re ose do kenë debat me një epror, një njeri të rëndësishëm apo një ndarje në çift.
10. Peshorja
Peshoret janë në një pozicion komod deri diku megjithëse kërkojnë shumë ekuilibrin dhe Peshoret do ta kërkojnë shumë ekuilibrin gjatë muajit Korrik, por do të ketë edhe një lajm të mirë për Peshoret sepse kanë martesa, hapje të reja, celebrime, të cilat janë vërtet të mira, por janë shumë të shpejta, prandaj ndodhen në këtë pozicion. Është një vendim që merret me furi, që mund të ndodhë brenda një muaji njohja, fejesa e martesa dhe përmbysja e jetës ekzistuese do të jetë e shpejtë. Pikërisht ky nxitim mund të jetë problematik në të ardhmen sepse për momentin do të jetë si një fishekzjarr, festë e bukur apo çlirim, si një mundësi e madhe, vetëm se duhet parë e ardhmja. Megjithatë, janë në këtë pozicion vetëm për të gjetur njeriun, ekuilibrin e duhur dhe për të mos marrë vendime shumë të nxituara, por do të kalojnë mirë, do të dalin, do të argëtohen, megjithëse edhe do të kenë grindje xhelozie të mëdha në disa raste.
9. Ujori
Është periudhë Vere dhe Ujorët janë tipat model që duan të shijojnë, të dalin, ndoshta nuk iu pëlqen shumë deti dhe dielli, janë kundër kësaj, por kanë mënyra të tjera për t’u argëtuar. Ujorët do të merren me punë në një moment që duhet të dalin, të argëtohen, të bëjnë njohje të reja, të udhëtojnë e të frekuentojnë vende ku ndihen mirë sepse e kanë më shumë me psikologjinë sesa me Diellin, iu del një variant pune dhe duhet të fillojnë një punë të re që mund të jetë një biznes familjar. Pra, nuk do të jetë një punë që do të ishin intelektualë ose nëpunës zyre, pro mund të jetë një biznes familjar që mund ta kthejë jetën e tyre si rutinë që Ujorët ndoshta nuk do të ndihen kaq shumë në formë , por momentet këtë sjellin dhe një fillim i punës së re ndoshta nuk do t’i gëzojë aq shumë. Megjithatë, në datën 23 Korrik do të kemi Hënë e plotë në shenjën e tyre dhe kjo do të jetë një mrekulli për sa i përket shkëlqimit, rënies në sy dhe plotësimit të një dëshire të rëndësishme.
8. Binjakët
Binjakët kanë pasur Afërditën në shenjën e tyre, kanë pasur shumë mundësi, Korriku do të jetë muaj shumë i mirë, çllirues. Deri tani, Mërkuri në shenjën e tyre ka qenë i kundërt, shumë kthime prapa, shumë debate, shumë rrugë dhe mundësi të përmbysura janë çliruar tashmë nga fundi i Qershorit dhe Korriku i gjen më të çliruar. Do të kenë ndikimet e forta të Luanit dhe njohjet Binjak-Luan do të jenë shumë frytdhënëse, bashkëpunuese, erotike, do të përparojnë marrëdhëniet e tyre dhe vetë Binjakët do të jenë shumë më intensivë. Njohjet e reja , erotizma, komunikime dhe xhelozi të mëdha, por në përgjithësi, konfliktet do të eliminohen dhe do të kenë jashtë mase mundësi në jetën e tyre argëtuese, erotike dhe flirtuese. Binjakët lidhur me çështjet ekonomike, rreth datës 9 mund të shohin mundësinë për të përfituar diçka dhe në datën 23, kontaktet me jashtë do të jenë më të fuqishme, pro do të ketë një problem ligjor që duhet ta shohin me qetësi.
7. Dashi
Dashët do të jenë shenja më erotike, janë në vendin e shtatë për ekuilibër sepse kanë kaluar vështirësi, kanë patur probleme, keqkuptime, kthime pas në plane e projekte, mesazhe të gabuara që ndonjëherë nuk i kanë qetësuar nervat e tyre ose kanë përkeqësuar rutinën e tyre dhe vjen Korriku për t’i bërë një nga shenjat më erotike. Njihen, dashurohen, fejohen, martohen, zihen, xhelozojnë, kanë grindje, gjithçka mund të ndodhë për Dashët. Blerje të fuqishme, riskime në lojëra fati të cilat, për hir të së vërtetës nuk duhet t’i marrin shumë parasysh, nuk është momenti për të riskuar dhe aty-këtu mund të kenë përplasje, antagonizma, shpërthime, më të mëdha se ç’duhet, por edhe për ta do të ketë ndarje të çuditshme.
6. Virgjëresha
Nuk i ndahen mesit të artë, Hëna e re në Gaforre do të jetë shumë e mirë për Virgjëreshën, për planet, projektet, takimet, miqësitë dhe jetën sociale. Do të evidentohet shumë, do të dalë në pah, do të ketë njohje të reja dhe do ta shijojë Korrikun. Priten bashkëpunime të reja ose biseda të mira bashkëpunimesh, por edhe bizneset familjare do të marrin një drejtim shumë të mirë për shenjën e Virgjëreshës. Duhet të ketë parasysh çështjet e punëve rreth datës 23 që marrin një kurbë shumë të madhe pasi plotësohet një ikonë e bukur, arrin një madhështi që e kërkon vetë, por nuk duhet të marrë vendime shumë të rëndësishme, duhet të shijojë këtë moment potent dhe t’i japë kohë vetes për në muajt e Gushtit dhe Shtatorit për të marrë vendime të tjera.
Është një moment më shumë për t’u qetësuar me çfarë do të ketë arritur, me Hënën e plotë në shenjën e punës, të plotësimit të një cikli shumë të rëndësishëm dhe të mos avancojë me projekte të tjera për momentin. Korriku do të jetë një muaj njohjesh, avancimesh, diskutimesh dhe kontaktesh të reja, të cilat do të stabilizojnë disi nervat e Virgjëreshës që janë disi të dobëta për sa i përket punës dhe do të shohë që ka mundësi të reja që do t’i shohë dhe shijojë brenda Verës, nuk do të mbetet pa veprimtari të rëndësishme dhe të konsiderueshme për ta shfrytëzuar. Rreth datës 9 fillon një projekt i ri ose një takim i rëndësishëm që lajmëron diçka të re që josh dhe merr një lloj qetësie shumë të madhe për të arritur në kurbën e madhështisë më 23 Korrik me Hënën e plotë në Ujor që është shtëpia e punës për Virgjëreshën. Verë me punë që vjen me një vlerësim ose dekorim të punëve, por nuk duhet të bëjë që të jetë menjëherë në veprimtari pasi duhet t’i japë vetes kohë për ta shijuar madhështinë e Hënës së plotë, të bëhet romantike dhe të shohë si të avancojë hapat e rinj më mirë dhe më shumë në muajt e ardhshëm.
5. Akrepi
Akrepët kanë kontakte me jashtë, udhëtime sepse Hëna e re ndodh në një shenjë që ka të bëjë me këtë ose një shans të dytë në jetën e tyre personale, ata që kanë pasur një martesë mund të rregullojnë sërish marrëdhëniet e tyre në një që e mendonin të humbur ose që nuk i kishte thënë fjalën e fundit. Shanse të dyta në martesë, punë, çështje ligjore të vështirësuar ose në një mundësi jetese jashtë vendit, udhëtim për në vende që nuk i kanë parë, por që i kanë pasur si ëndërr dhe si destinacione për jetën e tyre. Hëna e plotë në datën 23 do të merret shumë me një çështje familjare, të vendosë përfundimisht dhënien e shansit e dytë që ndodh rreth datës 9. Ky shans i dytë do të vendosë për prioritetet, punën, por që duhet të ketë kujdes sepse mund të jetë një ndjenjë kalimtare e fortë që plotësohet rreth datës 23 dhe më pas përfundon dhe hiqet dorë.
4. Shigjetari
Shenjë e zjarrit, shkëlqim që do të jetë në kulmin e vet dhe me Luanin do të bëjë një trekëndësh të bukur zjarri që do të sjellë argëtime, flirte, dalje, riskime, erotizma, aventura, shkrime, mund të nxjerrë në pah talentet e tyre të rëndësishme, mund të kërkojë fëmijë, krijimin e një biznesi të rëndësishëm, janë jashtë mase në ovacion të mirë. Rreth datës 9, ana ekonomike merr një përmirësim, detyrimet që të tjerët iu kanë Shigjetarëve do të paguhen, do të cilësohen dhe do të ndjehen më mirë, do të çlirohen nga një marrëdhënie e vështirë që mund të kenë pasur.
3. Peshqit
Hëna e re në Gaforre i bën që erotizmi i tyre dhe Jupiteri në Peshk merr një formë të cilësuar, të mirë dhe është një nga shenjat që do të adaptohet më mirë në periudhën e Verës me mundësitë e reja që do i krijohen. Peshqit janë në një fazë të mirë, do të arrijnë në një çlirim shpirtëror në datën 23, të gjithë ata që kanë pasur një bllokim shëndetësor, në lidhje me punën, ndonjë angazhim të madh personal do ta kapërcejnë dhe do t’i vihet vula një të ardhmeje jo shumë të largët që paralajmërohet në vitin 2022 dhe do të jetë një e ardhme më e sigurt për ta. Gjërat që etiketohen si mundësistë e para për Peshqit për të vepruar në 2022 që ëshët viti më me fat për ta, ndodh tani në Korrik. Do të jetë një nga shenjat që do ta shijojë më mirë daljen në det, në natyrë, shenjë e pushimeve të mira.
2. Gaforrja
Hëna e re do të jetë në shenjën e tyre, kanë qenë të lodhura, janë shenjë delikate, por ky është muaji i tyre dhe i femrave të kësaj shenje. Meshkujt Gaforre do të kenë prioritete, por femrat do të jenë më të favorizuara, ato që do të duan të fillojnë një punë, veprimtari, të bëjnë një fëmijë, të hapin një biznes, të futen në një shoqëri të re, në një rutinë të re, të blejnë një shtëpi të re ose të arredojnë diçka, e kanë gjithë energjinë e mundur për ta bërë këtë gjatë muajit Korrik dhe kryesisht rreth datës 9. Në këtë datë do të mund të investojnë, kryesisht femrat, por edhe meshkujt, sidomos nëse janë të dy Gaforre, mund të bjënë punë shumë të mira në këtë periudhë. Ana ekonomike do të jetë shumë e rëndësishme, do të marrin dhe japin shumë, do të jenë në të njëjtin ekuilibër në këtë pjesë pa mundur të kursejnë.
1. Luani
Dielli hyn në shenjën e tyre pas datës 21, por Afërdita dhe Marsi ndodhen në shenjën e tyre. Marsi i jep energji të plotë për të vepruar dhe Afërdita e dashurisë e gatshme për t’u lidhur me Marsin, pra energjia mashkull-femër do të mblidhet në shenjën e Luanit për të bërë çudira dhe mrekullira të atyre që nuk kanë qenë mirë ose duan të vendosin diçka në jetën e tyre. Do të gjendet diku gjysma e tyre e dytë më e mirë dhe do ta falin nëse kanë pasur probleme, ose do të ndahen pasi pasioni, dashuria dhe xhelozia do të bëjnë gjëra të mëdha. Por, nuk janë ndarje të këqija këto që ndodhin në këtë periudhë. Në datën 23, Hëna e plotë ndodhet përballë shenjës së tyre në Ujor dhe do të errësohet pak ndriçimi i Luanit nga Ujori, megjithatë këshillohet që nëse kanë bashkëpunime me ta në Korrik, të shkojnë mirë. Një Ujor aleat do të ishte më i mirë për Luanin se sa një kundërshtar.