Para pak kohësh, në rrjete sociale u përfol fakti që aktori i humorit, Bes Kallaku, u refuzua nga miku i tij Olsi Bylyku për t’iu bashkuar në emisionin e ri “Kosherja”.

Të dy djemtë vazhduan rrugë të ndara në karrierë, ndërsa u tha se pas këtij refuzimi, mes Besit dhe Olsit kishte pasur një zënkë.

I ftuar sot në “Abc e Mëngjesit”, Besi sqaroi më në fund për publikun situatën duke treguar se në fakt s’ka pasur asnjë zënkë mes tyre. Dy djemtë janë marrë vesh mirë me njëri-tjetrin dhe shoqëria vazhdon të ruhet. Por, duke qenë në punë të ndara, ata duket se nuk takohen aq shpesh sa dikur.

“Secili ka zgjedhjet e veta në jetë dhe mund të marri atë që do. Të gjithë aktorët e ‘Kosheres’ në shtator janë në nivel të secilit prej aktorëve apo kolegëve të mi”, tha Besi duke sqaruar një herë e mirë zërat.

Nga ana tjetër, Olsi Bylyku moderon emisionin e tij “Roped with Olsi” në Youtube, ku ka të ftuar specialë çdo javë. Përsa i përket muzikës, partnerja e tij Egli e ka sfiduar duke lançuar në treg këngën e saj të parë, “Adios”, për të cilën sigurisht Olsi është super krenar.