Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë (WBA, WBO dhe IBF) u shpreh optimist për duelin e 25 shtatorit ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk, sfidë që do të zhvillohet në Londër (stadiumi i Tottenham). “Kur ngjitem në ring nuk më intereson se kë kam përpara, nëse është një djalë i mirë apo jo. Për mua është thjesht sfidë për fitore”, tha Joshua.
Duke folur për “Sky Sports”, britaniku shtoi: “Jam në formë dhe nuk më shqetëson fakti se përballë kam një boksier të pamposhtur. Unë respektoj çdo boksier dhe po stërvitem fort, fizikisht e psikologjikisht. Usyk është boksier i fortë, por unë jam më i mirë se ai. Mbetet një sfidant për titujt kampionë, por jo kampion. Do t’i tregoj edhe atij vendin si të tjerëve”.