Gazetari vlonjat Enrik Mehmeti shkruan se një këngëtar i njohur shqiptar ka harruar çantë me një shumë të madhe monetare në një piceri në Vlorë. Por pronari i saj ka bërë një gjest të madh. Ai ka gjetur kontaktet dhe ia ka dorëzuar të gjitha paratë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mehmeti, në një postim në rrjetet sociale por duke mos bërë të ditur emrin e këngëtarit.
“Shpendi, pronari i Piceri “Hera” në Vlorë, gjeti një çantë me mijëra euro që e kishte harruar dikush në biznesin e tij. Falë dokumentave zbuloi pronësinë e çantës ku pas kërkimeve në rrjete sociale arriti ta kontaktonte dhe më pas ta dorëzonte te personi që e kishte harruar.Pronari i çantës, me shumën e madhe monetare, është një këngëtar i njohur Shqiptar. Njerëz të tillë si Shpendi ,janë vlerë për Shqipërinë”, shkruan gazetari.