Periudhat gjatë prapavijës së Mërkurit janë gjithmonë më konfuzueset, por disa shenja me fat në zodiak kësaj radhe do të preken më pak nga ndryshimi planetar. Merkuri në astrologji është planeti sundues i gjërave si koha, caktimi dhe shkëmbimi i informacionit. Prandaj, kur ky planet është në prapavijë, duket se gjithçka ngec ose ecën më ngadalë. Të gjitha shenjat do e ndjejnë energjinë e Mërkurit në jetën e tyre të përditshme, por për këto shenja nuk do jetë dhe aq dramatike.

– Gaforrja-Kjo prapavijë po godet në shtëpinë tuaja të qetë të pushimit, relaksit dhe vetmisë. Mund të ndiheni sikur keni një lloj mjegulle në mendje dhe nuk mund ta qartësoni intuitën tuaj. Por kjo gjendje konfuzioni do të qetësohet nga fakti që gjërat do ecin më ngadalë, duke u përshtatur me ritmin tuaj aktual. Ju vetëm përqendrohuni në gjërat që kanë më shumë përparësi për ju në përditshmëri dhe jepini vetes pak kohë shtesë për të fjetur, për të qenë pak vetëm dhe për të humbur në ëndrrat tuaja.

– Akrepi-Zakonisht nuk ju pëlqen të përziheni në punët e të tjerëve dhe kjo është një gjë e mirë. Sidoqoftë, mund ta gjeni veten të kapur nga mendime të së kaluarës: premtime, borxhe të papaguara etj. Bëni kujdes për axhendat e fshehura dhe ndjenjat e fshehta. Ju mund të jeni ai që keni borxh ose prisni të merrni borxhin që keni dhënë, ai që keni premtuar ose ai të cilit i është dhënë një premtim. Në të gjitha rastet, sigurohuni të komunikoni mirë me njerëzit me të cilët keni punë, për të shmangur keqkuptimet dhe për të mos krijuar pritshmëri.

– Peshqit-Kjo prapavijë s’do ketë shumë ndikim tek ju, por sidoqoftë, mund të shkaktojë pak zhurmë në shtëpinë tuaj. Jini tepër të kujdesshëm për të shmangur keqkuptimet me shokët e dhomës ose anëtarët e familjes. Kujdes, pasi diçka shumë e vogël mund të nxjerrë në sipërfaqe inate të vjetra dhe drama të kaluara, veçanërisht ato që nuk janë zgjidhur plotësisht. Kjo energji mund të shfaqet gjithashtu në formën e problemeve teknike në shtëpi.