Me një Evropian të mirë në nivelin personal, e jashtë pritshmërive sa i përket përfaqësueses së Portugalisë, Ronaldo tanimë ia ka lënë vendin pushimeve.
Gjurma e CR7 është ende në ‘Euro 2020’, pasi sulmuesi ndodhet në krye të golashënuesve të kopmeticionit. Ai u barazua me gola nga Patrit Schick, por ndodhet më para se çeku pasi ka dhënë një asist.
Vera ka nisur plot zëra për 5 herë fituesin e topit të artë.
Të shumtë janë ata që e shohin larg Juves, me PSG dhe Manchester Unidet që ndjek me kujdes situatën. Por Ronaldo nuk shqetësohet aspak për këto zëra dhe duket mjaft i qetë. Së fundmi ai ka postuar një foto, ku ndodhet bashkë me përteren, Gerogina Rodrigues dhe fëmijët.
“Është koha për të pushuar me të dashurit e mi”– shkruan Ronaldo.