Para disa ditësh Norvegjia vendosi një ligj për publikimin e fotove të modifikuara në rrjete sociale.
Në bazë të ligjit çdo influencer që përfiton para nga postimet në Instagram do të detyrohet nga ligji të tregojë cilat foto janë të modifikuara.
Ndjekësit e Fjoralba Ponarit në rrjete sociale i kanë drejtuar moderatores simpatike një pyetje gjatë bisedës virtuale pikërisht për këtë temë.
“Si do ja bësh me këtë ligjin e ri pa filtra?”, i shkroi ndjekësi. Ndërkohë, Fjoralba zgjodhi t’i jepte një përgjigje “të bukur” duke publikuar një foto pa filtra në Instastory, të shkrepur në plazh, ku ylli i televizionit ishte ujë e sapun.
Krahas saj, ajo shkroi: “Siç kam bërë para se të bëhej trend puna e filtrave, për bukuri të Zotit!”.
Ndërsa në lidhje me jetën private një ndjekëse e pyeti: “A je lidhur me një introvert që të dominosh në marrëdhënie me të?”.
Fjoralba, e cila në postimet e fundit ka treguar që është shumë e lumtur me të dashurin e saj, shkroi: “Nënshtrimi apo dominanca në marrëdhënie nuk ka të bëjë me të qenit introvert apo ekstrovert. Janë koncepte të ndryshme”.