Është konfirmuar rasti i parë i gripit të shpendëve në fshatin Barbullush të Shkodrës. Pas konfirmimit përmes analizave, shërbimi veteriner ka bërë asgjesimin dhe groposjen e 130 krerëve si dhe dezinfektimin e fermës.

Kryeveterineri Mark Preçi thotë se nuk dihet origjina e infektimit, por ajo që tashmë është e sigurt ka të bëjë me izolimin e fermës dhe parandalimin e mundësisë së transmetimit të infektimeve pasi prej 1 jave janë bllokuar edhe tregjet.

Çdo fermer i cili shet shpendë duhet të jetë i pajisur me 2 certifikata, të vaksinimit dhe atë të sigurisë me qellim parandalimin e rasteve të tjera. Sipas autoriteteve të veterinarisë rreziku i përhapjes epidemike të këtij virusi është vetëm te shpendët, ndërsa njeriu rrezikohet përmes kontaktit fizik dhe konsumit të ushqimeve të pa gatuara mirë.