Policitë kufitare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë zhvilluar një takim për të diskutuar mbi sfidat e përbashkëta. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një takim për sfidat e lidhura me kontrollin e kufirit, patrullimet e përbashkëta, migrimin e parregullt, pandeminë dhe sezonin veror. Takimi i mbajtur në Ohër mes policive të dy vendeve kishte në qendër shkëmbimin e informacionit dhe për të diskutuar sfidat e lidhura me kontrollin e kufirit, patrullimet e përbashkëta, migrimin e parregullt, pandeminë dhe sezonin veror.
Takimi u organizua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, si pjesë e mbështetjes për mekanizmin e bashkëpunimit ndërkufitar, i cili ul në tryezë drejtuesit e policive kufitare të Shqipërisë dhe të vendeve fqinje.