Kryetari i sapozgjedhur i Parlamentit (Kneset) të Izraelit, Mickey Levy, i ka dërguar një letër Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë,, z. Gramoz Ruçi.
“Unë e vlerësoj shumë bashkëpunimin e fuqishëm ndërparlamentar, i cili nxit e lehtëson bashkëpunimin midis vendeve dhe popujve tanë. Bashkëpunimi dhe partneriteti ndërkombëtar janë më të rëndësishëm se kurrë përballë sfidave të sotme të njerëzimit. Ndaj të njëjtën dëshirë me Ju se bashkëpunimi midis Knesetit të Shtetit të Izraelit dhe Kuvendit të Shqipërisë duhet të thellohet e zgjerohet. Ky vit, i cili shënon 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve tona, është një mundësi më tepër për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar.”, shkruan në letrën e tij Kryetari i sapozgjedhur i Parlamentit të Izraelit, Mickey Levy.