Vitet e fundit është punuar intensivisht për të lartësuar figurën e mësuesit.
Ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi publikoi sot historinë e mësueses së matematikës nga Hasi, Sadete Peca, ndërsa vlerësoi përkushtimin e saj në 24 vite mësimdhënie.
“Në karrierën e saj 24-vjeçare si mësuese e lëndës së matematikës, Sadete Peca nga Hasi dallohet për përkushtimin e saj në mirë-arsimimin e brezave. E karakterizuar gjithmonë për profesionalizmin, përkujdesjen dhe komunikimin miqësor, ajo është tërësisht e fokusuar që nxënësit e saj të arrijnë vetëm suksese”, tha Kushi.
Mësuese Sadetja është po ashtu udhëheqëse e rrjetit profesional të shkencave të natyrës.
“Si udhëheqëse e rrjetit profesional të shkencave të natyrës, zysh Sadetja tregohet çdo herë e gatshme për të ndihmuar kolegët e saj në çdo fushë të mësimdhënies, duke pasur në fokus të veçantë edhe mësuesit e rinj që bëhen pjesë e sistemit arsimor”, bëri të ditur ministrja Kushi.