Lautaro Martinez kërkon të përmirësohet, madje edhe në sjellje. Sulmuesi argjentinas është i shqetësuar për numrin e kartonëve të verdhë që i tregojnë arbitrat.

Në tre sezone në Serie A me Interin ai është ndëshkuar 17 herë me kartonë të verdhë. Kjo gjë nuk i pëlqen sulmuesit te vetja.

Mediat në vendin fqinj raportojnë se Lautaro Martinez po konsultohet në një psikolog, në mënyrë që të ulë numrin e kartonëve të verdhë që ai merr nëpër ndeshje.