“Ne do të mbetemi në histori, pas Kupës së Amerikës tepër të suksesshme, trofe që e fituam kundër Brazilit nikoqir”. Këto janë fjalët e Lautaro Martinez, sulmues i Interit, në një konferencë shtypi në selinë e klubit ku u rrit, para se të transferohej te Racing Avellaneda dhe më pas në Itali.

“Messi? Ai është lojtari më i mirë në botë dhe na bën krenarë, sepse është argjentinas. Leo gjithmonë stërvitet në maksimum, është një shembull për të gjithë ne. Unë u takova me të për herë të parë në ekipin kombëtar, në moshën 20 vjeçe dhe nuk do ta harroj kurrë atë moment. E pashë duke stërvitur dhe i thashë vetes se isha në ëndërr. Scaloni? Trajneri thotë se askush nuk ka vend të garantuar në kombëtare, përveç njërit. Dhe ne e dimë kush është ai…”, – shtoi sulmuesi zikaltër.

Disa fjalë edhe për Interin: “Me Argjentinën bëmë një punë të shkëlqyeshme. Besoj se gjithçka e Interit më ndihmoi në ekipin kombëtar. Ky është një moment shumë i rëndësishëm në karrierën time. Kam përjetuar ndjesi që nuk i kam provuar kurrë. Dhe është një moment unik, falë gruas dhe vajzës sime. Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur me karrierën, dua të vazhdoj kështu dhe të mësoj nga shokët e ekipit dhe çdo trajner që kam. Të gjithë janë një pjesë e rëndësishme për mua”.