Para pak ditësh, Luana Vjollca zbuloi ëndrrën e saj më të madhe që arriti ta bënte realitet. Moderatorja dhe këngëtarja e njohur arriti të firmoste kontratën e rëndësishme të karrierës së saj, atë me me Sony Music Industry, duke u bërë pjesë e kompanisë së njohur muzikore, në të cilën janë të përfshirë shumë personazhe të famshëm.
“Më në fund mund të ndaj me ju këtë ëndërr. Kaq e lumtur të njoftoj se tani jam pjesë e SONY MUSIC INDUSTRY !!!! Mami, ja dola për të dyja”, shkroi Luana në rrjete e saj sociale.
Mesa duket ajo nuk e ka ndërmend të ndalet me projektet e reja dhe ka treguar se ka gati dy këngë , vetëm se ka një “problem”: Ajo i do aq shumë ato, saqë heziton t’i bëjë publike.
“I kam dy këngë verore që i dua shumë. T’i publikoj apo t’i ruaj? Po unë gjërat që i dua fort, i ruaj”, ka shkruar Luana krahas imazhit së shkëputur nga studioja muzikore.
Kujtojmë se vetëm pak javë më parë ajo publikoi këngën më të re “1 mijë vet” pas një shkëputje nga muzika. Kënga me tekst nga Ylli Limani dhe me interpretimin e Luanës u prit mjaft mirë nga publiku.