Pas gati 1 viti mungesë në muzikë, Luana Vjollca u rikthye me një këngë të re me titullin “1 mijë vjet”. Po ashtu ajo ka treguar se ka punuar për të tjera këngë, për të cilat nuk dihet ende se kur mund ta gjejnë dritën e publikimit.
Para disa ditësh, Luana zbuloi se ka përgatitur dy këngë verore, por ende nuk e di nëse do i publikojë apo jo.
“I kam dy këngë verore që i dua shumë. T’i publikoj apo t’i ruaj? Po unë gjërat që i dua fort, i ruaj”, shkroi Luana krahas një imazhi të shkëputur nga studioja muzikore.
Megjithëse ka punuar fort në muzikë, Luana ka munguar këto kohë në koncerte. Ndryshe nga vitet e shkuara, ajo nuk ka qenë e pranishme në lokalet e natës për të kënduar e performuar përpara fansave të saj. Por pas këtij vendimi të saj fshihet një arsye shumë e madhe dhe e rëndësishme për të.
Ditën e sotme fansat e Luanës kanë zbulua se ajo po punon për një projekt të madh, të cilin pritet që moderatorja dhe këngëtarja e njohur ta zbulojë së shpejti. Fansat kanë publikuar në Instagram një mesazh që Luana ju ka dërguar dhe kanë zbuluar përse ajo ka munguar këto kohë në koncerte.
“Më mungoni shumë dhe do doja shumë t’ju shihja në çdo qytet, por i kam pezulluar të gjitha koncertet sepse po punoj mbi diçka të madhe që vjen me shpresë sa më shpejt!!!”, ka shkruar Vjollca në mezashin dërguar fansave të saj.
Se për çfarë bëhet fjalë nuk dihet ende, ndaj ne po preism me padurim të mësojmë se çfarë po përgatit Luana Vjollca.