Si gjithë bota edhe Maqedonia e Veriut rrezikohet seriozisht nga varianti Delta i Covid-19. 5 raste të reja ka pasur së fundmi në shtetin fqinj, 3 në Shkup dhe 2 në Kumanovë dhe Tetovë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen pasi sipas tij është i vetmi shpëtim ndaj varianteve të reja.

Sipas tij, me vaksinim mund të dilet nga rreziku dhe t’i jepet fund pandemisë.

“3 në Shkup dhe nga një në Kumanovë dhe Tetovë. Nga gjithsej 8 të analizuara, kjo nuk është diçka ekskluzive. Për të gjitha llojet dhe mutacionet e virusit vaksina është shpëtimi i vetëm dhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo është mënyra se si mund t’i japim fund pandemisë”,- tha ministri Filipçe.