Marrëdhënia e dashurisë e Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut është një ndër më të komentuarat në showbiz-in shqiptar. Ajo mundohet të jetë sa më transparente me ndjekësit dhe në llogarinë e saj në Instagram ndan shpesh momente të ndryshme nga përditshmëria. Ditën e sotme ajo feston ditëlindjen dhe bashkëshorti i saj ka zgjedhur që t’a surprizojë me një udhëtim në Capri të Ialisë.
Moderatorja ka publikuar në rrjete sociale imazhe nga kjo ditë kaq e veçantë për të dhe me njërën prej tyre i ka habitur të gjithë. Rudina shprehet se Marku është në udhëtim me gruan, shokun dhe dashnoren dhe të tre këto personazhe janë ajo vetë. “Ju falenderoj pa masë për urimet. Ju puth nga Capri, ju falenderon edhe Marku, i cili në këtë udhëtim nuk është vetëm me gruan por edhe me një shokun e vet edhe me dashnoren me gruan, por edhe me një shokun e vet, edhe me dashnoren e tij. Në këtë rast gruaja jam unë që i them mos pi, shoku jam unë që i tregoj çdo pjeshkë të bukur që kalon në ishull, gjithashtu dashnorja jam unë se i fus duart rrugëve të Capri-t”, është shprehur Dembacaj në videon e publikuar nga vetë ajo.