Nëse ju ose partneri juaj jeni të këtyre shenjave, më së miri për ju është që të shmangni daljet në qendrat tregtare.

Dashi është një shpenzues impulsiv-Ju pëlqen të shijojnë jetën në maksimum dhe motoja e tyre është që paratë bëhen për tu shpenzuar dhe madje i thojnë vetes që duke shpenzuar i ndihmojnë edhe ekonomisë. Dashët janë shumë impulsiv dhe shpesh blejnë gjëra që i tërheqin vëmendjen në atë moment edhe pse më vonë nuk do donin që t’i kishin blerë.

Gaforrja duhet ë shmangë qendrën tregtare me çdo kusht-Gaforret janë të njohur për personalitetet e tyre si fëmijë dhe janë të aftë të dallojnë gjërat e bukura që në largësi, pa marrë parasysh çmimet e tyre. Gaforret sillen sikur nuk është faji i tyre, por përgjegjës për paratë e tyre është kush i shpenzon.

Luani ka një mani me rrobat-Luanët duhet të tregojnë atë që kanë, duhet të jenë më në modë dhe të veshur mirë midis miqve të tyre. Luanet i duan gjërat me shkëlqim dhe e kanë të vështirë të thonë jo dhe të mos blejnë diçka e bukur që i bie në sy. Ata vazhdimisht kanë ndjenjën e nevojës që të bien në sy dhe të vërehen nga të tjerët.

Peshorja jeton përtej mundësive të saj-Peshoret do të donin të jenë të pasura dhe të blejnë vetë gjithçka në listat e tyre aktuale të dëshirave. Ato kanë në sy produktet luksoze, rrobat dhe bizhuteritë. Pa marrë parasysh çmimin, Peshoret nuk do të hezitojnë të blejnë diçka që i pëlqen edhe nëse llogaria bankare ose kuleta e tyre është afër zeros.

Akrepi është një shpenzues rebel-Llogaria e akrepëve është mësuar që shpesh të shoh numrin zero. Akrepët janë ndërmarrës të rrezikut dhe nuk do të hezitojnë që në asnjë moment të rrezikojnë edhe paratë e tyre të fundit për një projekt që kanë në mendje.