Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar sot 2691 raste të reja me Covid, 11 prej të cilëve janë identifikuar në pikat kufitare të vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 453,200, nga të cilat 51,2% janë burra. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 167 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 1,721 kanë qenë kontakte.

Nga rastet e njoftuara sot, 1,216 janë në Atikë, 184 në Selanik dhe 112 në Heraklion. Në 24 orët e fundit 14 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e virusit. Ndërkaq, numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar 12,833.