Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2,327 raste të reja me COVID, prej të cilave 1,239 në Atikë. Dy pacientë nuk kanë mundur ta fitojnë dot betejën me këtë sëmundje duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 12,787 që prej fillimit të pandemisë.
Numri i pacientëve që po trajtohen aktualisht në spitale është 142 prej të cilëve 67.6% janë burra. Mosha mesatare e tyre është 70-vjeç. Në 24 orët e fundit në spitale janë shtruar 68 pacientë të rinj të infektuar me COVID