Briken Çalja ka zhgënjyer me paraqitjen e tij në Lojërat Olimpike të Tokyo në disiplinën e peshëngritjes deri në peshën 73 kg në stilin e lirë. Në provën e parë me stilin e shkëputjes, Çalja nuk arriti të ngrinte dot 151 kg, por ia doli me sukses në provën e dytë.
Në provën e 3-të në peshën e 155 kg, peshëngritësi kuqezi gaboi sërish duke mos e ngritur dot dhe u ndal në peshën e 151 kg. Një garë tepër zhgënjyese nga Briken Çalja pasi ishte shumë larg pritshmërive dhe u rendit në vendin e 7-të.
Vendi i parë u arrit nga Shi Zhiyong që vendosi edhe rekord Olimpik duke arritur peshën 166 kg. Në vend të dytë doli Julio Pernia, ndërsa në të 3-të, Marin Robu.