Seanca e fundit plenare e kësaj legjislature në Kuvend, mbylli zyrtarisht edhe karrierën politike të Gramoz Ruçit. Ai drejtoi për herë të fundit seancën në Kuvend, ndërsa më pas ka organizuar një kokteil lamtumire në ambientet e Kryesisë së Kuvendit me deputetët dhe stafin e tij.
Në foto të publikuar, Ruçi shihet i buzëqeshur, ndërsa qëndron krah kolegëve e miqve të tij.
Edhe pse e fitoi mandatin e deputetit në qarkun e Fierit, vendosi largimin nga politika, ndërsa lajmin e bëri të ditur në 30-vjetorin e kongresit të Partisë Socialiste.