Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi reagoi sot pa s ope rac ionit ndërkombëtar kundër tr afi kut nd ërko bëta r të dr ogë s, k orru psi onit, a bu zimit me detyrën dhe pastrimit të parave që u zhvillua ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe An ti m af ias Italiane, ku janë lëshuar 38 urd hërar res te, ndërsa për 10 persona është ekzekutuar masa më parë.
“Policia e Shtetit ishte pjesë e një tjetër operacioni ndërkombëtar për goditjen me ashpërsi të elementëve kr im in alë të implikuar në tr af ikun ndërkombëtar të nar kotik ë ve, të dyshuar për korrupsion e pastrim parash, mes tyre edhe zyrtarë të agjencive ligjzbatuese”, u shpreh ministri Çuçi .
“Ky është edhe një proces vetëpastrimi, nga ata që nuk e meritojnë të jenë në radhët këtyre agjencive, e do të përgjigjen para ligjit”, tha Çuçi.
“Hetimi i mirëkoordinuar me autoritetet italiane dëshmon kapacitetet në rritje të SPAK dhe Policisë së Shtetit, që janë sot partnerë dinjitozë në luftën kundër krimit të organizuar, që nuk njeh kufij. Aksioni, shembull i ruajtjes së konfidencialitetit, megjithë kompleksitetin e tij”, theksoi Çuçi.
“Pasuri të dyshuara me burim aktivitetin kri m inal janë sekuestruar gjatë këtij operacioni, për të goditur financat e grup eve kr im inale dhe kthyer këto pasuri, në të mira publike për qytetarët tanë”, nënvizoi Çuçi.
“Një vlerësim i posaçëm për prokurorët e angazhuar drejtpërdrejtë në hetim dhe gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, të agjencive që ndihmuan në këtë hetim, drejtuesve të ope ra cionit, si dhe një falënderim për partnerët e huaj, për bashkëpunimin. Të tjera rezultate domethënëse do të ketë në luftën me paligjshmërinë!”, tha Çuçi