Lajmi i kësaj fundjave, ishte se Lulzim Basha çimentoi drejtimin e PD-së dhe se kjo e fundit u gjunjëzua para Sali Berishës, në luftën e tij kundër SHBA.

Në shtator, me siguri PD do të hyjë në një spirale përplasjesh me SHBA, kur Sali Berisha të hyjë në Kuvend si deputet, edhe pse është shpallur non grata familjarisht, si i korruptuar dhe si njeriu që ka minuar demokracinë shqiptare.

Ndaj në rrjet, bëjnë me ironi me frazën e famshme të Lulzim Bashës, “lufta sapo ka filluar”.

Vetëm se këtë luftë, vështirë se mund ta fitojnë. Se kur s’fiton dot përballë Edi Ramës, (i kthyer edhe ai në meme me shfaqjen e mbledhjes së plehrave në Vlorë) imagjino të fitosh përballë SHBA-së.