Kancelarja gjermane Angela Merkel ka premtuar më shumë përpjekje për të mbrojtur nga efektet e ndryshimit të klimës, gjatë një vizite në zonën e katastrofës nga përmbytjet, në shtetin perëndimor të Rhineland-Palatinate. “Ne e shohim me çfarë force mund të veprojë natyra”, tha Merkel në rajonin Eifel, komuna e Adenau-t. “Ne do t’i bëjmë qëndresë kësaj force të natyrës, në periudhën afatshkurtër, por edhe në atë afatmesme dhe afatgjatë”, shtoi ajo.
Merkel theksoi se nevojitet që politikat “të marrin parasysh natyrën dhe klimën më shumë nga sa kemi bërë në vitet e fundit”. Kancelarja vizitoi zonat e prekura veçanërisht nga përmbytjet. Stuhia në rrethin e Ahrëeiler, ku ndodhet Schuld, ka marrë deri më tani 110 jetë dhe ka plagosur 670 të tjerë.