Disa femra i bëjnë për vete meshkujt me sjelljet e tyre provokuese, ndërsa disa të tjera i joshin me thjeshtësinë e tyre. Por ekzistojnë edhe disa femra që me feminilitetin që i karakterizon i bëjnë meshkujt që të çmenden pas tyre.
Sipas horoskopit femrat më të parezistuesshme në sytë e meshkujve iu përhasin këtyre tri shenjave:
Dashi
Femrat që i përkasin shenjës së Dashit njihen si impulsive dhe shumë të apasionuara. Dashi ka një imagjinatë fantastike të udhëhequr nga adrenalina që ka në gjak. Mund të themi që ka një imagjinatë të pasur dhe të shfrenuar. Besnikëria nuk është karakteristika e saj e fortë dhe dalluese, kështu që një marrëdhënie me një grua të tillë premton shumë variacion. Gjithçka e saj është joshëse. Është një dashnore e lindur dhe perfekte.
Luani
Falë faktit që i pëlqen të argëtohet, femra që i përket shenjës së Luanit bën gjithçka për të fituar dhe për të kënaqur partnerin e saj. Kjo është mënyra e saj për të treguar vlerat që ka, mirësinë, bukurinë dhe pasionin. Burrat dorëzohen lehtësisht në joshjen e saj. Duke treguar interes për të, një natë e zjarrtë dashurie i pret burrat me një grua Luan. Ajo nuk është romantike, përkundrazi, dashuron në mënyrë energjike duke përdorur fjalë dhe emocione që nxisin kënaqësinë tek burrat.
Akrepi
Femra që i përket shenjës së Akrepit është një pushtuese eksperte e zemrave të burrave. Nuk ka komplekse, është shumë e lirshme, e hapur dhe ka një pasion agresivë. Është e predispozuar ndaj mungesës së besnikërisë që e bën një dashnore të klasit të parë. Joshëse dhe misterioze, një femër Akrep rizgjon tek burrat një pasion të pafund. Është në kërkim të marrëdhënieve që i sjellin kënaqësi trupore. Pa komplekse, ajo ju tërheq drejt aventurave seksuale të paharrueshme që do t’ju japë përvoja të papërshkrueshme me fjalë.