Para disa ditësh Miss Universe Kosova, Tuti Sejdiu i tronditi të gjithë me historinë rrënqethëse të fëmijërisë së saj. Ajo rrëfeu se në moshën 13-vjeçare është përdhunuar e trafikuar nga disa persona.

Së fundmi, e ftuar në “Prive”, Tuti ka zbuluar detaje të tjera shokuese. Ajo zbuloi se ka qenë komshiu i saj ai që e ka trafikuar nga Kosova drejt Serbisë.

Tuti tha se atë e ka shpëtuar Interpoli në ditën e tetë dhe e ka rikthyer te familjarët.

“Komshiu im më dhunoi dhe më trafikoi nga Kosova në Serbi. Në atë kohë unë isha fëmijë 13 vjeç dhe nuk e kuptoja gjithçka dhe gjuhën serbe nuk e di e nuk e kam ditur as atëherë. Në ato momente e kam kuptuar se diçka nuk ishte në rregull. Mirëpo ditën e 8, kur shkova në Serbi më shpëtoi Interpoli dhe më solli në Kosovë pranë familjes time. Unë atë kapitull e kam mbyllur nuk merrem me të shkuarën, po luftoj vetëm për t’u vendosur drejtësi. Kur më mori Interpoli më çoi në një qendër rehabilitimi dhe pastaj erdhi familja më mori. Po për t’i kaluar ato ditë dhe ato vite më është dashur të bëjë shumë sakrifica për t’i tejkaluar këto sfida. Por sfidat të bëjnë shumë të fortë”, tregoi ajo.