15 korrik 2021 ishte dita e bekuar që ndryshoi plotësisht jetën e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskës. Dyshja u bënë prindër për herë të parë me një vajzë. Orinda solli në jetë një vogëlushe bukuroshe, që e pagëzuan me emrin Atara.

Ditën e sotme që ka kaluar gati një javë nga ardhja në jetë e vajzës, Orinda publikoi disa foto nga momenti i ardhjes në jetë të Atarës. Ajo ka postuar në Instagram disa foto emocionuese dhe duket se e vogla ka ardhur në jetë pas një operacioni cezarian. Në foto Orinda shfaqet duke qarë pas lindjes së vajzës, ndërsa në një tjetër ajo dhe Turi shihen me sytë e mbushur me lot nga gëzimi teksa përqafojnë njëri-tjetrin. Me këtë rast, moderatorja falenderon mjekët që e ndihmuan në ardhjen në jetë të vogëlushes.

Ndërkohë dy ditë më parë, Orinda ndau në rrjete sociale disa foto nga pritja speciale që ju bë Atarës në shtëpi. Gjithashtu ajo i dedikoi vogëlushes së saj disa fjalë të ëmbla, që mund të dalin vetëm nga shpirti i një nëne.

“Një javë me ty, një javë mrekulli, e që tani mendoj se koha kalon shpejt. Më vjen për të qarë sa herë të shikoj dhe falenderoj Zotin çdo çast për këtë bekim. Sa shumë jam lutur për ty e do vazhdoj po njësoj gjatë gjithë jetës. Nuk gjej dot fjalët për të përshkruar gjithë dashurinë që kam brenda vetes për ty. ATARA jonë, kurorë e bekuar e dashurisë tonë 14-vjecare” , shkroi Orinda kraahs fotove së bashku me Atarën dhe me njerëzit e zemrës, në fytyrat e të cilëve rrezaton vetëm lumturi.