Mbrëmjen e djeshme Anglia ishte shumë pranë fititmit të titullit kampion Europë, por gjithçka iu prish te penalltitë, ku gabuan Rashford, Saka dhe Sancho.
Pas ndeshjes Jose Mourinho bëri analizën e tij dhe kritikoi vendimet e Southgate. Portugezi tha se Sakas nuk duhej t’i jepej ajo përgjegjësi dhe shtoi se Sancho e Rashford e kishin të vështirë sepse sapo kishin hyrë në lojë.
“Saka kishte fatin e një vendi të tërë mbi supe. Mendoj se kjo është shumë për një djalosh ai ai, që të ketë gjithçka mbi supe në atë moment.
Në të vërtetë, është gjithashtu shumë e vështirë për Rashford dhe Sancho të vijnë dhe të gjuajnë një penallti pas vetëm një prekje të topit”, u shpreh Mourinho.