Sezoni i 4-të i emisionit “Pushime On Top” startoi sot me një destinacion magjik, Manastirin e Ardenicës.
Në këtë puntatë të parë të emsionit, nuk munguan as pyetjet “ngacmuese” të Flori Gjinit për autoren dhe moderatoren, Ori Nebijaj.
Një prej temave që Flori preku ishte edhe përfshirja e Orit në listat për deputetë, ku moderatorja e njohur mori një mbështetje të madhe nga populli, madje mori me shume vota se dhe vete lideri historik i PD Sali Berisha.
“Ishte një fushatë e bukur, emocionuese, që në fund u vlerësua me një mbështetje shumë të madhe votash, edhe një vlerësim shumë i mirë për mënyrën se si unë zgjodha që të isha Ori, për t’i thënë kujtdo që do më besonte me votë, që jam po Ori, nuk do ndryshonte kurrsesi stofa politike asgjë.
Është besim dhe përgjegjësi që më bën mua të jem shumë e kujdesshme, e përgjegjshme për gjithçka që do vendos të bëj në vijim dhe sigurisht që përfshirja politike dhe angazhimi do të shtohen”, u shpreh Ori.
Më tej, ajo premtoi se do jetë zëri i qytetarëve, pavarësisht se nuk është pjesë e Parlamentit: “Unë do mundohem të jem zëri i tyre, ç’rëndësi ka jam apo nuk jam me mandatin atje. Në një farë mënyre unë e mora votën e zemrës, mora mbështetjen e qytetarëve të Tiranës dhe kjo është mjaft për mua dhe është më shumë se thjesht një mandat”.
Ndërsa, e pyetur nga Flori për angazhimin e saj në television, Ori tha: “Unë e di shumë mirë që ty nuk ka rreshtur se ngacmuari ideja se me kë do e prezantosh ‘Pushime On Top’. Edhe njerëzit më thoshin, ‘nëse do bëhesh deputete, si nuk do e bësh më Pushime On Top’? Ky është një sezon që është një marrëveshje e bërë dhe që sigurisht mandati nuk do ta pengonte të përfundonte dhe ne jemi bashkë në këtë sezon të 4-të. Nga shtatori nuk dihet çfarë ndodh, surpriza do ketë, kjo është e sigurt”.
Ndryshe nga sezonet e mëparshme, këtë herë “Pushime On Top”, do të ketë 4 moderatorë, Ori Nebijajn, Flori Gjinin, Klesara Fanin dhe Erlin Vishën.