Luani është një nga shenjat më të keqkuptuara të zodiakut, falë stereotipeve të mëposhtme që në fakt janë tërësisht të gabuara. Mund të duken arrogantë, kryeneçë dhe egoistë, por nëse do i njihnit vërtetë do të kuptonit që njerëzit e lindur nën shenjën e luanit janë zemërgjerë, besnikë dhe të sinqertë. Tiparet e mëposhtme nuk duhet t’ia vishni një Luani sepse ai nuk është i tillë.

QENDRA E BOTËS

JOOOOOOO, Luani nuk do të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Ata duan të jenë qendra e botës vetëm për të dashurit e zemrës. Në një dhomë me të panjohur, Luani më shumë do të dëshironte të ishte i padukshëm sesa të tërhiqte shikimet e të tjerëve.

E BËJNË QIMEN TRA

Thuhet se luani pëlqen ta shndërrojë në dramë çdo ngjarje, por kjo nuk është e vërtetë. Nuk duan të kenë gjithçka nën kontroll, por nëse e dinë se të tjerët nuk do e bëjnë punën si duhet, ata do tentojnë të marrin përsipër gjithçka. Luani nuk është i fiksuar pas përsosmërisë, por kur dinë ta bëjnë diçka, nuk duan ta lënë në dorë të tjerëve.

JANË EGOISTË TË LINDUR

Luani është një shenjë e vendosur që nuk tërhiqet nga synimet që i vendos vetes, por kjo nuk e bën atë një shenjë egoiste. Njerëzit e lindur nën këtë shenjë kanë prioritete, por nëse lista është e gjatë dhe ju nuk jeni në krye, mos e merrni personale. Nuk është faji juaj, thjesht Luani është i përqëndruar të arrijë diçka tjetër “më të madhe në jetë”.

NUK NJOHIN ASGJË TJETËR PËRVEÇ ARROGANCËS DHE MATERIALIZMIT

Është vetëbesimi i lartë i luanit, ai që i bën njerëzit të mendojnë se ata janë arrogantë. Sjellja e tyre “frikëson” të tjerët , por nuk e bëjnë me qëllim. Luani është për cilësinë mbi sasinë, por nuk duhet t’i merrni për materialistë. Ata vlerësojnë përkushtimin dhe dashurinë tuaj mbi gjithçka, ndaj mos mendoni se do të fitoni zemrën e Luanit me bizhuteri të çmuara appo gjithçka tjetër që blihet me lekë.