Theo Hernandez është një nga blerjet më të mira të viteve të fundit te Milani. Kuqezinjtë paguan 21.5 milion euro te Real Madrid dy vite më parë, teksa vlera e kartonit të mbrojtësit të majtë është rritur ndjeshëm.

Drejtuesit e Milanit po tentojnë të zgjasin bashkëpunimin me 23-vjeçarin (ka kontratë deri në 2024), por duhet t’i rrisin rrogën atij. Theo përfiton aktualisht vetëm 1.5 milion euro në sezon.

Marca shkruan se franko-spanjolli ka kërkuar një rritje të konsiderueshme të rrogës dhe pretendon të jetë në një nivel me më të paguarit e nënkampionëve të Italisë.