Leonardo Spinazzola po zhvillonte një Europian perfekt. Lojtari i Romës u dëmtua në momentin më të mirë. Gjatë minutave të fundit të sfidës ndaj Belgjikës, 28-vjeçari këputi tenditën e Akilit dhe do të qëndrojë rreth 6 muaj jashtë fushave.

Sot i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Finlandë. Për fat të mirë, gjithçka ka shkuar shumë mirë, Spinazzola shfaqet i lumtur në foton që ka postuar në Instagram, aty ku ndër të tjera shkruan:

“Operacioni shkoi në mënyrë perfekte. I falënderoj të gjithë ata që më kanë qëndruar afër, të cilët kanë qenë të shumtë. Tani fillon numërimi mbrapsht, shihemi së shpejti“, shkruan mbrojtësi i majtë i Romës.